Reperi i njohur nga Kosova, Don Xhoni, është futur në telashe. Qetësia i ka munguar artistit këto kohë jo vetëm në muzikë, mes diss-eve e përplasjeve të shumta, por edhe në jetën personale.
Së fundmi, ai është përfshirë në një sherr në një lokal. Në rrjetet sociale po qarkullon një video e tij ku po largohet me forcë nga vendngjarja. Nuk bëhet fjalë për një sherr në Shqipëri a Kosovë por për në Bruksel.
Bëhet me dije se reperi nuk është përplasur fizikisht por e gjithë situata ka degjeneruar në fyerje e ofendime. Megjithatë, nuk është zbuluar se çfarë ka ndodhur konkretisht dhe cilat motive e shkaktuan këtë gjë. Po ashtu, reperi ka zgjedhur të qëndrojë në heshtje dhe të mos komentojë.
Reperi i njohur shqiptar në telashe, përshihet në një sherr në Bruksel (VIDEO) – Gazeta Bota