Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ditën e sotme në orën 10:00 kanë planifikuar të dalin në një reagim të papritur për mediat.
“Sot në orën 10.00, Edi Rama do të zhvillojë një konferencë për mediat, së bashku me Ministrin Ulsi Manja, nga selia e PS”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga selia rozë.
Ditët e fundit Rama së bashku me Ulsi Manjën njëzëri kanë shprehur hapur qëndrimet e tyre kritike kundër SPAK-ut të cilës i ka bërë thirrje të hapin hetimet për Sali Berishën të shpallur non grata nga Amerika për korrupsion dhe minim të demokracisë. Gjithashtu Rama disa ditë më parë paralajmëroi se strukturat anti-korrupsion kanë zbuluar një skemë korruptive te pensionet.
Rama dhe Manja bëjnë njoftimin e papritur, çfarë do të ndodhë sot në PS? Në orën…