Putin, me kërcënim të ri: Do përdorim armë bërthamore kundër kujtdo që ndërhyn në Ukrainë

 

Rusi – Vladimir Putin është zotuar të përdorë armë bërthamore kundër çdo vendi që guxon të “ndërhyjë” në luftën e Rusisë në Ukrainë. Ky ishte kërcënimi i tij më i fundit kundrejt Perëndimit.

Putin, duke iu drejtuar ligjvënësve në Shën Petërsburg sot, tha se përgjigjja e tij ndaj kujtdo që ‘’kërcënon’’ Rusinë do të jetë “rrufe, e shpejtë’ dhe vdekjeprurëse”.

Megjithëse Putini nuk i përmendi drejtpërdrejt armët bërthamore, ai me siguri po i referohej raketës së re bërthamore Sarmat 2 të Rusisë, e cila u testua për herë të parë vetëm disa ditë më parë dhe që ai mburrej se nuk ngjan me asnjë armë tjetër në botë.

Putin e bërë këtë kërcënim para ligjvënësve, ku foli gjerësisht për “operacionin special ushtarak” në Ukrainë, duke premtuar edhe një herë se të gjitha objektivat do të realizohen.

Ai vlerësoi trupat ruse, të cilat tha se po luftonin “heroikisht” për të parandaluar një konflikt në shkallë të gjerë.

Duke kundërshtuar ‘’fashistët’’ perëndimorë, ai shtoi: Për vite me radhë ata e kthyen Ukrainën tonë fqinje në një anti-Rusi.

https://noa.al/lajmi/2022/04/2319362.html?fbclid=IwAR2DBy5RAqjiufaOTz3lcANdaapsv3X7egAkOvn2QCH2AKLTRLgSrkHpXPQ

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *