helikopterët “Merlin” dhe aeroplanin patrullues detar, “P8 Poseidon”. Atyre do t’u bashkohen së shpejti luftanijet “HMS Diamond” dhe “Type 45”,
të cilat e nisën lundrimin nga Portsmouthi dje, ka njoftuar ministria britanike e Mbrojtjes, transmeton Gazeta Express.Tanket “Challenger 2” dhe automjetet e blinduara të grupit mbretëror uellsian të betejave kanë arritur në Estoni nga Gjermania, ndërsa pajisje shtesë dhe rreth 1.000 trupa do të arrijnë në ditët e ardhshme. Kjo do të çojë në dyfishim të pranisë së Mbretërisë së Bashkuar në Estoni, ku Britania e Madhe udhëheq një grup betejash të NATOs si pjesë e Pranisë së përforcuar Përpara të Aleancës (së NATOs). Aeroplanët luftarakë “Typhoon” tashmë i kanë përfunduar misionet e tyre të para të patrullimit në ajror nëpër rajon, ndërsa katër aeroplanë shtesë janë në bazën “Akrotiri” në Qipro. Aeroplanët “Typhoon”, që fluturojnë nga bazat në Qipro dhe Britani të Madhe, tash janë duke e patrulluar hapësirën ajrore të NATOs mbi Rumani dhe Poloni bashkë me aleatët e NATOs me përkrahjen e aeroplanit “Voyager” për mbushje me karburante në ajër.