
Sali Berisha ka diskutuar mbi një orë me Enkelejd Alibeajn dhe Gazmend Bardhin në selinë e PD-së dhe duket se ka dalë i pakënaqur nga ky dialog. Ndonëse ai deklaroi në konferencën për shtyp pas takimit se kishin shtrënguar duart dhe se këtë gjë nuk do nguronte ta bënte edhe me Bashën nëse ai do të ndodhej aty, Berisha para gazetarëve foli gjatë për marëdhëniet e tij për kryetarët e degëve lokale dhe për koncesioni që po i bëntë atyre për të shtyrë zgjedhjet për liderët lokalë nga data 6 në 30 prill
Fakti se ai vendosi si çështje të parë marëdhëniet me degët lokale tregoi se takimi me Alibeajn dhe Bardhin nuk kishte arritur kompromis. Vetëm në fund Berisha tha: “Ju keni kuriozitet se çndodhi aty brenda”.
Pas dyerve të mbyllura/ Çfarë ndodhi në takimin e Berishës me Bardhin e Alibeaj – Lapsi.al