Pasi që deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Bekim Haxhiu, ka dërguar në kuvend propozimin e tij për lejimin e tërheqjes së 30% të Trustit për qytetarët, këta të fundit kanë filluar të mobilizohen për protestë në rast se nuk aprovohet një gjë e tillë nga qeveria.
Në formë presioni ndaj qeverisë, në grupin “Pro tërheqjes së 30% të Trustit” qytetarët po bëjnë thirrje për protesta të dhunshme, shkruan 02Press.com

Në anën tjetër njohësi i çështjeve të ekonomisë Mustafë Kadriaj, tha në një intervistë për Klankosova.tv se lejimi i tërheqjes së një pjesë të caktuar të mjeteve nga Trusti nga ana e qytetarëve do të forconte portofolin e tyre por edhe do të evitohej humbja e këtyre mjeteve në bursa në këtë kohë të krizës.
“Së pari vlerësoi duhet t’i rikujtojmë qeverisë dhe drejtuesve të Trustit për shqetësmin dhe thirrjen që i është bërë që 20 për qind e mjeteve të Trustit të i kalojnë qytetarëve ku kemi kërkuar si njohës të ekonomisë që duke kaluar mjetet në llogari të qytetarëve do të jenë dy anë të medaljes e para do të fuqizohet portofoli i qytetarëve në këtë kohë krizë njëherit do të evitohet humbja në bursë për 20 për qind e mjeteve”.
Kadriaj tha se mos gatishmëria e qeverisë për dhënien e mjeteve të Trustit ka rezultuar me humbjen e 90 milionë eurove.