

Olta Gixhari ishte e ftuar në Wake Up në Top Channel ku foli për jetën personale, karrierën dhe planet e saj për të ardhmen.Ndër të tjera, aktorja tregoi dhe për marrëdhënien me partnerin, me të cilin ka një djalë dhe jetojnë në Spanjë.
Olta u shpreh se ai nuk bëhet kurrë xheloz dhe ka një formë të veçantë se si i thërret. Ajo tregoi se nuk ka lidhje fare me përkëdhelitë e zakonshme që dëgjojmë, por bëhet fjalë për diçka shumë të veçantë, që aktorja preferoi ta mbante personale.
“Nuk më thërret kurrë në emër. Gjithsej në jetën tonë mund të më ketë thërritur dy herë Olta dhe kur më thotë Olta ka një gjë që s’shkon,” u shpreh ajo.