Nuk ka kthim mbrapa”, SHBA e thotë fjalën e fundit,Senatoret Amerikan të prerë: E duan Kosovën menjëherë në NATO

 

 

Ka nja 8 muaj që dihet saktë ndalesa e parë e secilit zyrtar amerikan që vjen në Kosovë.

Kampin Liya, ku po strehohen afganët, e vizituan të enjten edhe senatorët Chris Murphy, Thom Tillis e Janne Shaheen.

Mirënjohja e kësaj të fundit për ndihmën e Kosovës ndaj Amerikës qe e dukshme, por dëgjoi se ndihma amerikane është e domosdoshme për një shqetësim të Kosovës, kur presidentja Vjosa Osmani deklaroi se Serbia si aleate e Rusisë dhe faktor destabilizues në Ballkan, do që ta kthejë Kosovën në të kaluarën. Shaheen e kuptoi qartë këtë.

Ndaj foli edhe për një qëllim të madh të Kosovës për ta forcuar sigurinë.

“Ne poashtu jemi të shqetësuar për sigurinë në rajon. Kjo është njëra prej arsyeve që vizituam kampin Bondsteel, që të njoftohemi nga forcat e KFOR-it aty dhe ushtarëve amerikanë që janë pjesë e tij, sepse mendojmë se është shumë e rëndësishme ta ruajmë sigurinë në Kosovë dhe rajon dhe e vlerësojmë punën që ata po bëjnë”.

“Ne përkrahim qëllimin tuaj për t’u anëtarësuar në NATO’’, deklaroi Jeanne Shaheen, senatore amerikane. Siguria, qoi treshen në takim edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Nuk ka kthim mbrapa”, SHBA e thotë fjalën e fundit,Senatoret Amerikan të prerë: E duan Kosovën menjëherë në NATO

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *