Ngjarje tragjike: E kishin blerë një javë më parë, qeni vr.et vogëlushen 17-muajshe

Një vajzë 17-muajshe u vra për vdekje nga një qen në shtëpinë e saj ditën e djeshme ku edhe pse u dërgua në spital fatkeqësisht nuk i mbijetoi plagëve të marra. Bella-Rae Birch vdiq në spital nga plagët e saj pasi shërbimet e urgjencës u thirrën në shtëpinë e saj në zonën Blackbrook të Shën Helens në orën 15:50 të hënën.

Oficerët ndodhen ende në vendngjarje në Bidston Avenue dhe po kryejnë hetime të gjera duke parë kamerat e sigurisë dhe pyetur dëshmitarë okularë. Policia tha se familja kishte blerë qenin një javë më parë dhe janë të shkatërruar nga kjo humbje.

“Ky është një incident tragjik dhe mendimet tona janë me familjen e fëmijës në këtë kohë shkatërruese. Prindërit e vajzës së vogël dhe familja e gjerë janë absolutisht të shkatërruar dhe oficerët tanë specialistë të Ndërlidhjes Familjare po u ofrojnë atyre mbështetje në këtë kohë të tmerrshme.’‘-tha inspektorja. Fqinjët përshkruan përpjekjen për të shpëtuar vogëlushen pasi dëgjuan britmat e prindërve të saj.

Ngjarje tragjike: E kishin blerë një javë më parë, qeni vr.et vogëlushen 17-muajshe (news69times.com)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *