
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, në një konferencë për media, ka folur për raportimet e fundit rreth skandalit financiar ku është i përfshirë ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, dhe refuzimi i themelimit të komisionit heti mor parla mentar që, sipas tij, do të hetonte procesin e shpenzimeve të dedikuara për blerje të rrymës.

Ismaili tha se ka qenë kërkesë e vazhdueshme e PDK-së themelimi i një komisioni të tillë që do të hetonte procesin e shpenzimit të mbi 100 milionë eurove të dedikuara për blerje të rrymës, por sipas tij, kjo gjë po pengohet nga kryeministri Albin Kurti për disa arsye.“Kjo e drejtë kushtetuese, e ndaluar dhe penguar nga Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij, ka për qëllim që të mbajnë larg dritës kontratat e shit-blerjes së rrymës”.