“Ndizet” alarmi i luftës / “Çanta bërthamore”, Putin shkon për homazhe i pajisur me pullën e bardhë !!

Paranojaku Vladimir Putin është parë sot duke ndjekur një ceremoni funerale i rrethuar me rojet ushtarake që po bartnin ‘çantën sekrete bërthamore’ të Rusisë, shkruan The Sun.

Presidenti rus morri pjesë në Katedralën ‘Saviour’ në Moskë ku bëri homazhe ndaj ish-mikut të tij ultra-nacionalist, Vladimir Zhirinovsky.

Putin, i veshur në të zeza, bëri përkuljen para arkivolit të hapur të Zhirinovskyt duke e nderuar për herë të fundit.

Prezenca e vërejtshme e një zyrtari të lartë të ushtrisë që shihet duke bartur aparatin për lansimin e raketave strategjike mendohet të jetë shenjë që luftënxitësi Putin mund t’i lansojë armët shkatërrimtare bërthamore.

Prezenca e gardës së armatosur ruse gjithashtu mund të jetë shenjë që Putin mund jetë thellësisht i shqetësuar ndaj një tentim vrasjeje teksa pothuajse të gjithë pjesëmarrësit e tjerë u larguan nga kisha.

‘Çanta bërthamore’

Valixha sekrete besohet që mban aparatin lansues të raketave strategjike të Kremlinit dhe prezenca e saj në funeral është kërcënim gjakftohës ndaj botës.

Çanta, që ka kodin e saj të personalizuar, është 24/7 nën mbikqyrje dhe i kontrollon të gjithë arsenalin bërthamor të Moskës.

Njohësit thanë veçantia më e dallueshme e çantës është se butoni lansues është i bardhë dhe jo i kuq që zakonisht besohet të jetë.

Çanta ishte prezantuar në mënyrë të detajuar për herë të parë në vitin 2019 nga kanali Zvezda, kanal që udhëhiqet nga Ministria ruse e Mbrojtjes.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *