




Institucion i Administratës Tatimore të Kosovës, si një ndër më të rëndësishmit në mbushjen e arkës së shtetit të Republikës së Kosovës, ka arritur që për dy muajt e parë të këtij viti të mbledh 124.9 miIion euro tatime.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se “ky trend i performancës së të hyrave ka tejkaluar objektivat e planifikuara për këtë periudhë, duke arritur që të mblidhen 11.8 milion euro apo 10.4% më shumë”.“

ATK të gjitha aktivitetet e saj tash më i ka të koordinuara sipas Planit Strategjik për vitin 2022-2026, në të cilin janë të përfshira objektivat; forcimi i mbledhjes së të hyrave dhe zvogëlimi i hendekut tatimor – maksimizimi i të hyrave të mbledhura dhe të pagueshme, sipas ligjeve tatimore të Kosovës; modernizimi i Administratës Tatimore – zbatimi i një sistemi të ri të administrimit të teknologjisë së informacionit, modernizimi i strukturave tona organizative, si dhe ngritja e kapaciteteve të stafit dhe kapaciteteve institucionale për t’iu përgjigjur mjedisit tonë të ri.