I ndikim të menjëhershëm në tregjet ndërkombëtare financiare, dhe kështu ka prekur edhe Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës-Trust.
Pas një rënie të vlerës së investimeve në shkurt prej 4 për qind ose 90 milionë euro në fondin e Trustit, në mars, sipas drejtuesve të Bordit të Trustit, gjysma e kësaj humbje është rikuperuar ose zvogëluar në 55 milionë euro ose 2.4 për qind.
Gjatë raportimit në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, kryetari i Bordit të Trustit, Ruzhdi Morina bëri të ditur performancën e Fondit të Trustit, në rënien e vlerës së investimeve të Trustit, siç tha ai në shkurt rënia ishte 90 milionë euro, derisa në mars ka pasur një trend pozitiv për rikuperimin e gjysmës së shumës së mjeteve të humbura.
“Tronditjet e mëdha të shkurtit, një pjesë janë rikuperuar, por ky vit do të jetë sfidues për Trustin për shkak të , tha Morina.
Morina më tej ka folur edhe për mundësinë e tërheqjes së 30 përqindëshit nga ana e qytetarëve.
“Ne nuk dëshirojmë të përfshihemi në debatin e politik në lidhje me tërheqjen edhe të një 30 përqindëshit për qytetarët, megjithatë jemi të gatshëm që ta zbatojmë çdo vendim që sjellë kuvendi”, tha Morina.