Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka bërë një kërkesë në Gjykatën e Lartë për pezullimin e vendimit të GJKKO me 3 vite e 4 muaj burg.
Është zbardhur kërkesën e bërë nga Tahiri ku shprehet se jeta e tij mund të kërcënohet nga personazheve të krimit që ndodhen në burgun e Fierit. “Vuajtja e dënimit me burgim të Saimir Tahirit, mund të sjellë pasoja të rënda për vetë të pandehurin si dhe për familjen e tij.

Tahiri ka mbajtur funksionin e ish Ministrit të Brendshëm ai rrezikon dhe mund të bëhet objekt i personazheve të krimit që ndodhen duke kryer dënimin në burgun e Fierit. Nga ana tjetër edhe familja e tij gjendet e ekspozuar ndaj pasoja të mundshme, prandaj kërkohet pezullimi i dënimit me 3.4 vite burg”, thuhet në kërkesën e Tahirit.