‘Mbaroi loja për Putin, i kaloi të gjitha vijat e kuqe’ / SHBA dhe BE po pregatisin ‘ferrin’ për Rusinë

 

‘Mbaroi loja për Putin, i kaloi të gjitha vijat e kuqe’ / SHBA dhe BE po pregatisin ‘ferrin’ për Rusinë

Njohja e territoreve separatiste nga Putini shuan gjasat për samite diplomatike. BE dhe SHBA reagojnë me sanksione ndaj lëvizjes së fundit nga Moska.Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i njohu dy rajonet e pretenduara prej separatistëve në lindje të Ukrainës – duke kaluar kësisoj vijën e kuqe, sipas këndvështrimit të Bashkimit Europian (BE) dhe NATO-s.

Pasi Putini nënshkroi dekretin për njohjen si „Republika Popullore” të rajoneve „Donjeck” dhe „Luhansk” duke e deklaruar këtë në një fjalim në televizion, në mbrëmje BE deklaroi në Bruksel vendosjen e sanksioneve të reja ndaj personave dhe institucioneve ruse.

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, dhe presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, deklaruan, se Putini me këtë hap shkel të drejtën ndërkombëtare dhe Marrëveshjen e Minskut, që parashikonte procesin e paqes mes Ukrainës dhe separatistëve.

“Unioni do të reagojë me sanksione kundër të gjithëve, që janë të përfshirë në kërë vepër ilegale”, thuhet në një deklaratë të krerëve të BE-së. Se çfarë sanksionesh saktësisht do të vendosen, kjo ende nuk u komunikua. Për këtë do të vendosin ambasadorët e përhershëm të vendeve anëtare në Bruksel ose Këshilli i Ministrave.

Presidenti francez Emmanuel Macron të dielën (20.02) bisedoi për tri orë në telefon me Vladimir Putinin dhe më pas deklaroi, se ka mundësi për një samit dhe zgjidhje diplomatike të krizës. Nga Kremlini të hënën në mëngjes u tha, se ende nuk ka një plan konkret për një samit.

Ministri i Jashtëm i SHBA-së, Anthony Blinken dhe homologu i tij rus, Sergej Lavrov, të enjten ranë dakord për një takim të nivelit të lartë në Gjenevë. Tani nuk ka shpresë as për këtë takim. Përpara një muaji Blinken dhe Lavrov u takuan në Gjenevë, por nuk arritën asnjë rezultat nga bisedimet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *