
Para disa ditësh këngëtarja udhëtoi drejt Greqisë prej ku ndau edhe imazhe në rrjetet sociale, e së fundi duket se ka ndërruar destinacion, shkruan “Kosovarja”.
Përmes InstaStory, Trixa ka treguar se ka udhëtuar drejt Francës, dhe tani gjendet në Paris.
Artistja ka postuar një fotografi me ndjekësit ku ka qenë gjatë rrugës duke bërë pozë në veturën luksoze.
Por, syzet e saj janë të njëjta me të artistit Maluma, i cili mbrëmë dhuroi spektakël në Tiranë.
E këtë rastësi ajo e ka quajtur me shaka gjest të bërë nga Maluma drejtuar për këngëtaren, por a ishte kjo një tendencë drejtuar Donaldit nuk dihet, pasi para disa ditësh në internet qarkullonte Story e aktorit Veshaj me një palë syze të njëjta me të Trixës, që më pas dolën të jenë të Sarah Berishës.
https://www.kosovarja-ks.com/maluma-mbreme-ne-koncertin-ne-tirane-beri-kete-veprim-per-trixen/