Disa të rinjë ishin mbledhur sonte që të luajnë futboll në Dragodan, ndonëse është e ndaluar me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë.
Por lojën ua la në gjysmë Policia e Kosovës që kaloj andej pari.
IndeksOnline ka siguruar një video ku shihen disa të rinjë duke luajtur me top por kur vetura e Policisë ndalet në rrugë disa prej tyre ikin me vrap.
Pas vërejtjes së tërhequr nga Policia ata u larguan nga vendi i ngjarjes dhe u kthyen në shtëpitë e tyre.
Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që nga 15 prilli të ndalohet qarkullimi i automjeteve dhe i njerzëve, përveq nevojave për furnizim, koha që u përcakohet në bazë të numrit të parafundit të letërnjoftimit.
Video Player