
Grupi rus ‘Wagner’ i mercenarëve ka udhëtuar në drejtim të Ukrainës me mision v rasjen e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, kanë raportuar shërbimet e inteligjencës, shkruan Daily Mail.
Autoritetet e inteligjencës ukrainase të afërta me Ministrinë e Mbrojtjes thanë se presidenti rus, Vladimir Putin, personalisht ka dhënë urdhër për një s ulm tjetër nga përfaqësuesit e tij, duke iu referuar grupit ‘Wagner’.
Kremlini për kohë të gjatë ka mohuar lidhjet me grupin ‘Wagner’, një grup prej 600 mercenarëve të vendosur në të gjithë botën për të ndërmarr ‘punët e ndyra’ të Moskës.
Raportet kanë theksuar se ky grup është ekipi personal i Putinit për v rasje, por këto raportime janë mjaftueshëm larg Kremlinit sa për t’i p ërballuar mohimet e besueshme të presidentit rus.
Raportimet e inteligjencës ukrainase kanë thënë se grupi i l uftëtarëve super të përgatitur ‘Wagner’ kanë qenë duke pritur për dritën e gjelbër nga Kremlini për të hyrë në Ukrainë.
Raportohet se grupit iu është dhënë ‘lista e v rasjes’ me 24 persona në të cilën p ërfshihen kryeministri i Ukrainës dhe i gjithë kabineti i tij, kryetari i Kievit, Vitali Klitschko dhe vëllau i tij- Vladimir Klitschko- të dy kampionë të b oksit që janë bërë figura emblematike në vijat e f rontit në kryeqytet.
Raportimet më vonë kishin thënë se në mes 2000 e 4000 mercenarëve kishin arritur në Ukrainë në muajin janar, por me misione të ndryshme.
Thuhet se grupi po përcjell presidentin Zelenesky dhe të afërmit e tij ndërmjet telefonave mobilë- duke pohuar se ata e dinë vendndodhjen e tyre gjatë gjithë kohës.