LAJMI I FUNDIT – Ngrehet alarmi: Maskat në Kosovë kancerogjene?!

Deputeti i PDK’së Bekim Haxhiu, ka thënë se maskat që po përdoren në Kosovë për mbrojtje nga Covid 19, mund të jenë kancerogjene, shkruan Gazeta Metro. Ai mbrëmë në “Debat Plus”, tha se ato nuk kanë asnjë garanci.

“E nise prej maskave se u bo biznes maska, çfarë maske, çfarë garancioni ki për këtë maskë, kush e ka prodhuar asnjë kriter se ka. Kjo mundet me qenë kancerogjene, duhet me qenë e licencuar bashkë me kompaninë e cila vjen. 90 përqind e maskave që po vijnë janë prodhim kinez sa kanë garanci këto i takon institucioneve tona me u marre me këtë problematikë”, ka thënë Haxhiu., Haxhiu vazhdimisht ka kritikuar përballjen me koronavirus nga ana e Qeverisë së vendit.

 

Burimi: https://gazetaprogresi.com/lajmi-i-fundit-ngrehet-alarmi-maskat-ne-kosove-kancerogjene/?fbclid=IwAR3DCk6lXo3gsE-Etd6D8zos7bUqjmXl22uBfmR-vNisQ_5SulIw9oTQjME

 

Është fake pasi që Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, e ka dematuar atë.

“Nuk janë të vërtetuara ato që ka thënë deputeti. Ne kemi inspektuar para një jave sasinë e konfiskume që Dogana i ka ndalë rreth 50 mijë maska që kanë ardh nga Kina, meqenëse nuk e kanë pas atë testin e kryer dhe i kemi kthyer mbrapa. Meqenëse është ngritur ky shqetësim nga deputeti, ne do të kemi kujdes pak më të shtuar te ky produkt”, ka thënë Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi në T7.

Burimi: https://www.gazetaexpress.com/maska-kancerogjenee-ne-treg-kosova-i-kthen-mbrapshte-50-mije-cope-te-blera-ne-kine/?fbclid=IwAR3Mbpa8ps5VV4fkUeDX5aghGFRgvgOc7P1v2eo2StYD5HvzxFkUc7mKvzA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *