LAJMI FUNDIT: Këto Janë Kushtet Qe Serbia I Vendosi Kosovës , Është Për Tu Habitur!

Sipas mediave të Beogradit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ia ka paraqitur katër kushte Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare për t’u kthyer në dialog. Ndërkohë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka vetëm një kusht për ta hequr masën për të mos i lejuar të hyjnë në Kosovë automjetet me targa serbe, shkruan Gazeta Express.

Pas dërgimit të njësive policore të armatosura ROSU në veri të Kosovës me qëllim të mbikqyrjes së zbatimit të vendimit të Qeverisë për reciprocitet në çështjen e targave të automjeteve, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha qartë se nuk aryse që dialogu të vazhdojë në këtë moment.

Ai paraqiti disa kushte për vazhdimin e dialogut: që Bashkimi Evropian të tregojë nëse vijon të jetë në fuqi marrëveshja e Brukselit apo jo, që policët e armatosur të tërhiqen nga veriu, që vendimi kundër Ivan Todosijeviqit të anulohet dhe që të jepen licensa për dy kompanitë serbe të energjisë elektrike, shkruan Novosti, medium i afërt me kreun e shtetit serb.

LAJMI FUNDIT: Këto Janë Kushtet Qe Serbia I Vendosi Kosovës , Është Për Tu Habitur! – Online (worldhitsnewz.com)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *