Lajm i mirë nga Kremlini: Ja kur mund të përfundojë pushtimi i Ukrainës

Lajm i mirë nga Kremlini: Ja kur mund të përfundojë pushtimi i Ukrainës

 

 

Dmitry Peskov, një zëdhënës i presidentit rus Vladimir Putin, tha se një “operacion special ushtarak”, siç e quan Kremlini pushtimin e Ukrainës, mund të përfundojë në “të ardhmen e parashikueshme”, raporton agjencia ruse pro-regjimit Tass.

Peskov komentoi dje intervistën e tij me Sky News britanik dhe tha se “Rusia shpreson se operacioni do të arrijë qëllimet e saj ose do të përfundojë falë negociatave midis delegacioneve ruse dhe ukrainase në ditët e ardhshme, në të ardhmen e parashikueshme”.

Kur gazetarët e pyetën atë sot nëse mund të ishte vërtet çështje ditësh, Peskov tha: “Po flasim për të ardhmen e parashikueshme”.

I pyetur se në çfarë bazohen parashikime të tilla, Peskov tha: “Operacioni vazhdon dhe qëllimet e tij po arrihen”.

“Ushtria jonë po bën një punë të madhe në drejtim të avancimit të operacionit dhe rezultatet po arrihen nga negociatorët që po bisedojnë me kolegët e tyre ukrainas”, tha Peskov.

Agresioni rus i Ukrainës po vazhdon për të 44-ën ditën dhe beteja të mëdha po zhvillohen ende në një pjesë të vendit.

Lajm i mirë nga Kremlini: Ja kur mund të përfundojë pushtimi i Ukrainës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *