Lajm Historik!! Nuk Do Ta Besoni, Vuciqit Po I Ndodh Më E KEQJA,E Pranon Edhe Vet Ai: Ishte Shumë I Vështirë Takimi Me Senatorët Amerikanë – Kam Një Kërkesë Për Prishtinën Dhe BE’në

 


Aleksandër Vuçiqi i Serbisë, tha se kishte diskutime të vështira me senatorët amerikanë në Beograd.

“Gjatë diskutimeve me senatorët, ne kemi theksuar rëndësinë e disa temave kyçe sa i përket raporteve bilaterale mes dy vendeve.

Diskutimet nuk ishin as të lehta e as të thjeshta për ne (Serbinë) – sidomos lidhur me Ukrainën, qëndrimin e Perëndimit rreth Rusisë dhe pozicionin e Serbisë në këtë çështje”, tha Vuçiqi, përcjell Periskopi deklaratën e tij prej B92.

Sa i përket dialogut me Prishtinën, ai tha se Beogradi shpreson që ‘dialogu të vazhdojë në nivelin e lartë’, por tha se është ‘i shqetësuar nga kërcënimet e Prishtinës’.

Gjatë një konference për shtyp, Vuçiqi tregoi se i ka thënë edhe Lajçakut – të cilin e takoi dje – se ‘është i shqetësuar nga kërcënimet e Prishtinës, me mosrespektimin e marrëveshjes së Brukselit’.

‘Kërkesa ime për Prishtinën dhe për Bashkimin Evropian është që t’i mbajë përgjegjës të gjithë ata që flasin për cenueshmërinë dhe që në mendje e kanë vetëm sulmin ndaj serbëve çdo ditë. Është e rëndësishme paqja dhe stabiliteti në rajon, për të dyja palët – për serbët dhe për shqiptarët’, tha Vuçiqi.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka pritur në aeroportin e Prishtinës, senatorët amerikan që sot vizitojnë vendin tonë.

“Kënaqësi t’i mirëpres senatorët Shaheen, Murphy dhe Tillis në Kosovë sot, avokatë të kahmotshëm për pavarësinë, sovranitetin dhe integrimet euro-atlantike të Kosovës”, shkruan ambasada amerikane në Prishtinë, duke cituar zotin Hovenier.

Ambasadori amerikan tutje ka treguar për agjendën e senatorëve që kanë arritur në Prishtinë, mes saj, edhe takimet me liderë kosovarë, të rinj, afganë në Kosovë.

Lajm Historik!! Nuk Do Ta Besoni, Vuciqit Po I Ndodh Më E KEQJA,E Pranon Edhe Vet Ai: Ishte shumë i vështirë takimi me Senatorët amerikanë – kam një kërkesë për Prishtinën dhe BE’në – Online (trendeonline.com)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *