
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili ka thënë se takimi i nesërm është për kapitullin e ardhshëm të dialogut dhe se aty kreu i qeverisë do të paraqes vizionin dhe qëndrimin e Qeverisë për dialogun. “K. i R. së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Bislimi, ka udhëtuar për në Bruksel për takime me nderkombtaret Siç kemi thënë në vazhdimësi, takimi i nesërm nuk është takim i diaIogut, por per mundesit e antarsimi te Kosoves dhe dlalogut te ardhem. Aty Kurti do të paraqes vizionin dhe qëndrimet tij dhe Qeverisë së R. së Kosovës për të, e i cili duhet të jetë parimor dhe i drejtë, në shërbim të popujve të dy vendeve dhe i shkëputur nga ai i kaluari.

Pra nga takimi synohet dakordim rreth kapitullit të ardhshëm të dialogut dhe agjendës së tij, pas diskutimeve shterruese të ditës së premte në Kuvendin e R. së Kosovës për diaIogun e mëparshëm dhe dëmet e shkaktuar nga ai”, ka shkruar Kryeziu në Facebook. Sipas njoftimit të BE-së, në orën 08:20 është planifikuar arritja e përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politika të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Joseph Borrell. Pastaj, në orën 10:30, zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Borrell, do të ketë takime bilaterale, te ndara, fillimisht me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, e pastaj edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Ndërsa, një tryezë e përbashkët plenare është planifikuar për orën 11:00. Në orën 12:30 është paralajmëruar një konferencë për media e përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun Prishtinë – Beograd dhe çështje tjera të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.
Kurti niset për BrukseI me mision te posatshem e ai eshte – New (news372media.com)