
Albin Kurti i ka nisur një letër Bashkimit Europian (BE), lidhur me kërkesën e autoriteteve të Serbisë që Kosova të bashkëpunojë me OSBE’në për mbajtjen e zgjedhjeve të 3 prillit në komunat me shumicë serbe në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.LEXO ME TEPER DUKE E HAP REK IAMEN ME POSHTE
Në letrën e tij dërguar ambasadorit të BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, Kurti ka vlerësuar se Beogradi në kërkesën e tij as që e përmend Qev erinë e Kosovës, por e quan atë “autoritet relevant qeverisës të Kosovës”. Sipas Kurtit, është për keqardhje që derisa Kosova punon me BE-në dhe vendet e Quintit për të gjetur një zgjidhje të pranueshme ndërmjet dy qeverive, strukturat ilegale të Serbisë mundohen të organizojnë zgjedhje në Kosovë sikur të mos ekzistonte Qeveria e saj.LEXO ME TEPER DUKE E HAP REK IAMEN ME POSHTE
“Është për keqardhje që, derisa Kosova është duke punuar në mirëbesim me BE-në dhe Quint-in për të gjetur një zgjidhje reciprokisht të pranueshme ndërmjet qeverive tona, strukturat ilegale të Serbisë po mundohen të përgatisin dhe të organizojnë zgjedhjet në territorin tonë sikur të mos ekzistonte Qeveria jonë. Dhe janë duke e bërë këtë me financim nga Beogradi, natyrisht. Kjo mbase është arsyeja pse propozimi (në paragrafin e tij të parë) përcakton se zgjedhjet “do të mbahen”, në vend që të kërkojë që të mbahen, duke e marrë kështu si të mirëqenë kompetencën e Beogradit për të vendosur në lidhje me territorin e Kosovës”, thuhet ndër të tjera në letrën e Kurtit.LEXO ME TEPER DUKE E HAP REK IAMEN ME POSHTE