KRYEMINISTRI HOTI SHËROHET NGA KORONAVIRUSI, VJEN REAGIMI I PARË I TIJ

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka bërë me dije se është shëruar nga koronavirusi, shkruan Insajderi.

Ai përmes rrjetit social Facebook ka shkruar se pas dy javësh në izolim dhe duke marrë trajtim mjekësor, sot është kthyer në zyrë.

“Bashkëndjej dhe u dëshiroj shërim të shpejtë të gjithë të prekurve. Shfrytëzoj rastin që t’ju bëj thirrje sërish, të jemi të kujdesshëm dhe të respektojmë në përpikëri masat për mbrojtje nga COVID-19. Ka ende qytetarë që nuk besojnë se virusi ekziston dhe kjo është shqetësuese. Numri i rasteve me të infektuar dhe viktima vazhdon të jetë i lartë, prandaj derisa të zbulohet vaksina, ne duhet të tregojmë kujdes të shtuar”, ka shkruar tutje Hoti.

Ai ka bërë me dije se bashkë me kabinetin e tij, do ta shtyjnë përpara agjendën e Qeverisë për t’u dalur në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve për t’u ballafaquar me pasojat e shkaktuara nga koronavirusi./Insajderi.org/

 

Burimi:https://insajderi.org/?p=1012551

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *