Kosova në kokën e Vuçiqit, e pavarur dhe me kufijtë e njohur ndërkombtarisht

 

Kosova dhe “presioni për ta njohur”, janë pjesa më e zakonshme e deklaratave të përditshme të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Atij i pëlqejnë dramat dhe duke përsëritur se nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës, ai paraqitet para gazetarëve në Beograd për të theksuar gjithmonë se ndërkombëtarët po i bëjnë presion të jashtëzakonshëm.

Një fotografi me hartën e Kosovës në kokën e Vuçiqit po qarkullon në rrjetet sociale. Editimi është bërë si për të treguar se Kosova si e pavarur është e tillë edhe në kokën e presidentit serb, ndonëse ende jashtë fjalëve të tij.

Vuçiq tha se së fundmi vendi i tij “është nën presion gjithnjë e më të madh” për të njohur pavarësinë e Kosovës. Sipas tij, situata në Serbi “ka ndryshuar për të keq”, pas deklaratave të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *