Lloji i ri i koronavirusit, SARS-CoV-2, vret vetëm të moshuarit për disa arsye të panjohura.
Për fat të mirë, fëmijët janë të kursyer. Nëse e kuptojmë arsyen, ne mund të marrim armë shtesë për të luftuar një epidemi që tashmë ka përfshirë botën.
Në Kinë, siç raportohet nga Washington Post, vetëm 2.4 për qind e pacientëve me COVID-19 janë fëmijë, dhe 0.2 për qind janë raste të fëmijëve në gjendje kritike. Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka njoftuar se Kina nuk ka raportuar vdekje te fëmijët.
Vdekshmëria në Kinë, për njerëzit mbi 80-vjeç, është 21.9 për qind. Kjo do të thotë që lloji i ri i koronavirusit sillet ndryshe nga viruset e tjerë, siç është gripi sezonal, i cili është po aq i rrezikshëm për shumë të vjetër, por edhe për shumë të rinjtë.
Kur të kuptojmë pse fëmijët janë të kursyer kaq shumë, do të kuptojmë pse virusi vret të moshuarit, thotë Frank Esper, specialist i sëmundjes infektive pediatrike në Spitalin e Fëmijëve në Cleveland- SHBA.
Pyetjet me të cilat Esper dhe të tjerët po përpiqen të gjejnë përgjigjen – a është shtrirja e infeksionit në lidhje me diçka tjetër, diçka që pacientët u janë ekspozuar më parë? A ka të bëjë me ndryshimin e sistemit tonë imunitar, i cili vjen me moshën? Apo, a është dëmi i ndotjes që ka ndodhur ndër vite?
“Nëse me të vërtetë është se fëmijët janë më rezistues ndaj këtij infeksioni, atëherë më duket se diçka është mekanike sesa imune. Ajo ka të bëjë me receptorët në trupat e fëmijëve ose mushkëritë e tyre, gjë që parandalon që virusi të “fiksohet” në trup”, tha Esper.4
Përhapjet e mëparshme të koronavirusit gjithashtu nuk kanë prekur fëmijë. Asnjë fëmijë i vetëm nuk vdiq gjatë epidemisë SARS në vitin 2002 që la të vdekur 774 njerëz.
Burimi: https://kosovapress.com/koronavirusi-do-te-mposhtet-kur-te-zbulohet-pse-vret-te-moshuarit-dhe-jo-femijet/