Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka thënë se mjetet që po grumbullohen për Fondin e Sigurisë nuk duhet që të lejohet të përdoren për Forcën e Sigurisë së Kosovës.“Nuk është e sigurtë prejardhja e mjeteve. Ushtria duhet të financohet nga buxheti i shtetit. Për ushtri duhet të ndahet buxhet në rrugë formale, ligjore, që të mos ndodhë komprometimi i këtij institucioni”, është shprehur Berisha.

“Ky fond është ilegal. Mënyra e mbledhjes është duke e keqpërdorur sedrën e shqiptarëve si në Kosovë ashtu edhe në diasporë. E kemi dëshmuar në kohë të luftës duke krijuar fondin ‘3 për qind’, pastaj fondin ‘Vendlindja thërret’. Nuk është mirë të provokohet sedra e shqiptarëve në këtë fushë sepse secili është i gatshëm të japë për ushtri”, tha ai në Klan Kosova FM.