Armiqtë e Vladimir Putinit po e mbajën njërin sy nga ekrani i televizorit, sepse transmetimi i “Liqenit të Mjellmave”, sipas Newsweek, mund të tregojë vd,ekjen e tij.
Ky balet- i kthyer në simbolin më shumë se një shekulli të kulturës së lartë- është një nga kontributet më të famshme të Rusisë në artin botëror, një vepër që përmban të gjithë patosin e thellësinë e kombit modern rus, dhe një histori e errët me një fund tra,gjik. Por “Liqeni i Mjelmave” konsiderohet gjithashtu dhe si një celës sekret për situatën e brendshmë në Kremlin.

Baleti me muzikën e Çajkovskit është përdorur shpesh nga media vendase edhe si shenjë e një krize, e madje edhe e një ndryshimi të lidershipit. Kur Leonid Brezhnjevi vdiq në 1982, televizioni shtetëror transmetoi një Liqen të Mjellmave në vend të një njoftimi për vdekjen e tij. Të njëjtat pamje u transmetuan për Yuri Andropov në 1984 dhe Konstantin Chernenko në 1985.

Kjo teknikë u përdor edhe në vitin 1991 kur komunistët u përpoqën të rrëzonin Mikhail Gorbaçovin. Liqeni i Mjellmave u transmetua për tre ditë rresht, ndërsa publiku priste lajme. Në vitin 2011, kanali televiziv kombëtar rus Kultura shfaqi një ritransmetim të Liqenit të Mjellmave për të përkujtuar 20 vjetorin e tentativës së grushtit të shtetit.