
Pushtimi i Ukrainës nga forcat ruse ngjalli frikë në Europë te disa shtete që konsiderohen si shënjestra e radhës së presidentit rus Vladimir Putin.
Javët e fundit, kër.cënimet nga Rusia nuk i janë drejtuar vetëm Ukrainës, por edhe shteteve të tjera që sot janë pjesë e NATO-s.
Në shtator të 2014-ës, Putin vendosi në listë pesë shtete, të cilat u kër.cënuan privatisht. Ato janë Polonia, Rumania dhe shtetet baltike, Lituania, Letonia dhe Estonia.
Sipas gazetës gjermane “Suddeutsche Zeitung”, Putin i tha presidentit ukrainas Petro Poroshenko: “Nëse dua, brenda dy ditësh mund të kem trupa jo vetëm në Kiev por edhe Rigë, Vilnius, Tallin, Varshavë dhe Bukuresht”.
Deklarata, nëse është bërë kështu, shënon dhe herën e parë që Putin të ketë diskutuar idenë e pushtimit të një shteti anëtar të BE-së ose NATO-s.
Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian Valdis Dombrovskis, i cili është letonez, i tha Politico-s në fillim të këtij muaji se Putini ka të ngjarë të rrisë ambiciet e tij ushtarake dhe të sfidojë NATO-n në vendet e Detit Baltik, Lituani, Letoni dhe Estoni nëse ai triumfon në Ukrainë.
“Nëse nuk e mbështesim Ukrainën, ai nuk do të ndalet në Ukrainë. Është e qartë se Putini tani është në një lloj humori luf.tarak agr.esiv dhe për fat të keq, ka të ngjarë që ky agre/sion të vazhdojë edhe në vende të tjera”, tha ai.
I pyetur nëse ai ishte veçanërisht i shqetësuar për Moldavinë, Dombrovskis tha se shqetë/simi më i madh mbeten shtetet baltike.