Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Sarah Berisha është tashmë moderatorja më e re e spektaklit të humorit “Kosherja” në ABC. Mirëpo, duket se kjo është periudha e saj, pasi përveç sukseseve në karrierë dhe lidhja me DJ PM po i shkon shumë mirë.
Në një intervistë të fundit në “Prive”, Sarah tha se ata kalojnë shumë kohë me njëri-tjetrin pavarësisht distancës dhe si çdo çift kanë problemet e tyre.
Më tej, Berisha deklaroi se ata mendojnë që është shumë herët për të bërë një hap më shumë në marrëdhënie e tyre.
“Mendoj që lidhja jonë ka nisur pas Big Brother, dhe kemi diku dy muaj që po e përjetojmë lidhjen jashtë kamerave dhe syrit të publikut dhe është shumë herët për të folur për bashkëjetesë, për fejesë, martesë apo fëmijë dhe mua më duken pak të tepërta, nuk i kemi diskutuar dhe është shumë e larg kjo”, tha Sarah./abcnews.al
“Ka ditë që nuk flasim”, Sarah Berisha flet për lidhjen me DJ PM: Pse nuk bashkëjetojmë – Abc News