Ish-Ministri Gjerman Shkakton ‘Termet’ Në Beograd: BE Ti Mbajë Premtimet Që I Dha Kosovës Për IiberaIizimin E Vizave

 


Ish-ministri gjerman për Evropën në qeverinë federale, Michael Roth, thotë se BE-ja duhet ta mbajë premtimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Roth është takuar me Emisarin Special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak me të cilin ka biseduar lidhur me situatën në Ballkanin Perëndimor

Roth gjithashtu ka thënë se BE-ja duhet t’i fillojë bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. “I nderuar Miroslav Lajcak, faleminderit për vizitën dhe punën tuaj. Shtetet e Ballkanit Perëndimor i përkasin evropës dhe meritojnë më shumë se vetëm fjalë. BE-ja duhet t’i mbajë premtimet e veta:

Të fillojë bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, liberalizimin e vizave për Kosovën. Demokracia dhe rendi e ligji janë të rëndësishme”, ka shkruar Roth. Kosova është i vetmi shtet në Ballkanin Perëndimor që ka ende regjim të vizave, ndërkaq vendet e rajonit e kanë marrë liberalizimin e vizave nga BE-ja më shumë se një dekadë më parë.

 

Ish-ministri gjerman shkakton ‘termet’ në Beograd: BE ti mbajë premtimet që i dha Kosovës për IiberaIizimin e vizave – Online (trendeonline.com)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *