Pas vetofrimeve për karrigen e kreut të shtetit, ka nisur edhe për pozicionin e kandidatit për kryetar bashkie në zgjedhjet elektorale të vitit të ardhshëm.
Julian Deda ka shfaqur ambicien për të kandiduar si kryetar bashkie në zgjedhjet e ardhshme elektorale.
Aktori tregon se një nga virtytet e tij që mendon se e favorizon më shumë se Erion Veliajn, është origjina shkodrane.
Deda shprehet në një intervistë se është një kandidat me potencial.
“Lalin e heqim ne… Lali nuk është i përjetshëm.
Meqenëse që më pyete për këtë…unë kam një angazhim politik dhe ka kohë që e kam d.m.th. jam anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, por kam 20 e kusur vite që jetoj këtu dhe ti mendon se një Shkodran nuk mund të bëhet Kryetar Bashkie në Tiranë kur u bë njëri nga Ura Vajgurore?
Më vjen keq tani, ai është nga Ura Vajgurore dhe u bë, pse mos të bëhet një Shkodran?
Unë të paktën nuk kam shitur fiq dhe nuk kam punuar kamerier që të jemi të sinqertë.
Ai gënjen që ka shitur fiq dhe unë s’po gënjej që nuk kam shitur”
https://www.gazetatema.net/politika/humoristi-julian-deda-do-kandidoj-perballe-veliajt-ne-tirane-do-ta-heq–i335286?fbclid=IwAR0baOHWbVRkbivArLCYCFe3DQ1wB2DalRAlo8IgpSxcz_nf9I8UzPYzZWE