https://infospostmedia.com/o/?p=5454&fbclid=IwAR2Bgg6DU8ZZAAm1NbuwGhZazviZqcQMwNWtT2Fcz12wfIy1eSinIKaVxSA

Me bombardimin e rajoneve më perëndimore të Ukrainës, Rusia ka hapur “frontin e katërt” të luftës dhe rrezikon të përfshijë edhe Poloninë. “Mjafton një raketë gabim, edhe sikur vetëm për provokim dhe do jemi në përballjen Nato-Rusi” përmbledh Lucia Annunziata gjatë puntatës të së dielës “Mezz’ora in più”, program i Rai 3.

Për të analizuar situatën delikate të konfliktit është gjeneralit Claudio Graziano, shef i Komitetit ushtarak të Bashkimit Europian.

Jemi papara “një zgjerimi të konfliktit që po shkon gjithmonë e më shumë drejt një lufte totale”, shpjegon zyrtari i lartë që flet për një aspekt të dyfishtë në këtë realitet të ri: “E para është lufta psikologjike drejt ukrainasve, ju thuhet nga rusët që nuk ka më zona të sigurta.

Nëse nuk ka dorëzim, e gjithë Ukraina është një objektiv legjitim për Rusinë, logjikisht që është ilegjitime për ne”.

Objektivi i dytë është “goditja e nyjeve dhe rrugëve të komunikimit të mbështetjes si ushtarake, ashtu edhe humanitare që vijnë nga perëndimi drejt Ukrainës dhe kështu do të lejonin që të fitonin një avantazh taktik – shpjegon Graziano.
https://www.kosovarja-ks.com/drejt-luftes-totale-skenari-trondites-i-gjeneralit-italian-mbi-pushtimin-e-ukraines/?fbclid=IwAR0_P5sa4Tq_RoUN75O9QZTDA-ECF56QNHiLAsBREtstPcS-TqZSTF8eT18

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *