Gjekmarkaj Takohet Me Kongresmenin Anderholt, Ja Mesazhi Që Jep Nga Amerika

 

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ndodhet ende në Amerikë ku edhe po zhvillon disa takime me kolegë. Sot, ai ka ndarë foto nga takimi me kongresmenin e Alabamës, Robert B. Anderholt, duke përcjellë edhe një mesazh nga përtej oqeanit për opozitën në Shqipëri.

“Një takim i gjatë dhe i përzemert me Kongresmenin e Alabames z.Robert B.Anderholt, një dashamirës i Shqipërisë. Shkëmbyem mendime dhe ide për forcimin e miqësisë mes Shqipërisë dhe SHBA-së, si dhe për gjendjen në të cilën ndodhet Opozita shqiptare sot, për rrugë dhe mundësi për të tejkaluar këtë krizë. Një opozitë e bashkuar dhe e fortë i shërben mbi të gjitha ndryshimit dhe Shqipërisë,”-shkruan ai ndër të tjera në postimin e tij.
https://www.facebook.com/profile.php?id=100069034779753

Gjekmarkaj takohet me kongresmenin Anderholt, ja mesazhi që jep nga Amerika – Online (active24news.com)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *