‘Gërvalla nuk ka guxim që ta shkarkoj ambasadorin Martin Berishaj, për shkak të lidhjeve direkte që ka me Kurtin’

‘Gërvalla nuk ka guxim që ta shkarkoj ambasadorin Martin Berishaj, për shkak të lidhjeve direkte që ka me Kurtin’

 

Albert Krasniqi nga shoqëria civile ka reaguar në lidhje me skandalin ku përflitet edhe ambasadori kosovar Martin Berishaj.


Ai ka theksuar se ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla nuk ka guxim që ta shkarkoj.

”Ministrja Donika Gërvalla nuk ka guxim që ta shkarkoj ambasadorin Martin Berishaj, për shkak të lidhjeve që direkte me kryeministrin Kurti”, tha ai në “Debat Plus”.

Sipas tij, ambasadori është dashur të shkarkohet menjëherë, si masa e parë.

Ndryshe, publikimi i këtij skandali në mediat sllovene, ka nxitur reagime të shumta, por që kryeministri Kurti e presidentja Osmani kanë theksuar se i besojnë ambasadorit Berishaj.

Madje, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka akuzuar mediat në Kosovë se po konstatojnë për këtë rast.

Gazeta Metro – ‘Gërvalla nuk ka guxim që ta shkarkoj ambasadorin Martin Berishaj, për shkak të lidhjeve direkte që ka me Kurtin’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *