Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, pas kthimit nga samiti i NATO-s në Bruksel, ka thënë se tashmë janë gjashtë tema në tavolinën e negociatave mes Rusisë e Ukrainës, ku sipas tij, mes tyre ka një mirëkuptim për katër prej tyre.
Sipas Erdogan, dy nga çështjet kryesore që si duket ka mirëkuptim mes palëve janë që Ukraina të mos bëhet anëtare e NATO-s dhe gjuhë zyrtare të bëhet rusishtja.
“Fillimisht, Ukraina ishte mbyllur për këtë çështje, por më vonë, Zelensky filloi të shprehej se mund të tërhiqej nga anëtarësimi në NATO. Një çështje tjetër është pranimi i gjuhës ruse si gjuhë zyrtare. Këtë e pranoi edhe Zelensky. Rusishtja është një gjuhë që flitet. Pothuajse kudo në Ukrainë. As në këtë pikë nuk ka asnjë problem”, tha Erdogan, raportonn CNN.
Presidenti turk tutje tha se do të bisedojë me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky këtë të premte dhe me atë rus, Vladimir Putin gjatë fundjavës ose në fillimin e javës tjetër.
Erdogan shtoi se Turqia do ta konsideronte krim kundër njerëzimit përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë.
https://sinjali.com/erdogan-zbulon-pikat-e-negociatave-rusi-ukraine-ka-mirekuptim-ne-kater-prej-tyre/?fbclid=IwAR31FVhLXwo3JE5oRgYyAdH_LIO8J-0bQO0DCHUjJVdzuJmvJmIVDW1Jczw