
Erdogan nxjerr armën e tmerrshme!! Grekët nuk mund të “bëjnë gjumin” pasi panë ‘bishën’ e re turke/ Prezantojn gjigandin ‘cruise’, me rreze veprimi prej mbi 150 kilometrash!!
Raketa turke cruise e gjeneratës së re “Çakir”, e cila mund të lëshohet nga platformat tokësore, detare dhe ajrore dhe ka një rreze veprimi prej mbi 150 kilometrash, po përgatitet për detyrë.
Në objektet e Kompanisë Turke të Industrisë dhe Tregtisë së Raketave, “Roketsan” në kryeqytetin Ankara u mbajt një konferencë për shtyp, për të promovuar raketën “Çakir”
Sipas informacioneve të dhëna gjatë konferencës, raketa cruise “Çakir”, e cila mund të lëshohet nga platformat tokësore, detare dhe ajrore, me karakteristikat e saj më të avancuara dhe kokën efektive, do të jetë një shumëzues i ri i fuqisë për forcat e armatosura.
“Çakir”, i cili minimizon mundësinë e zbulimit nga sistemet e mbrojtjes ajrore armike me strukturën e trupit thithës të rezeve të radarit, mund të vazhdojë kursin edhe në rastet të veprimeve intensive të bllokuesve elektronik.