Eksperti rus: Harta e Ballkanit do të ndryshojë, kështu do të veprojë Rusia

Leonid Reshetnikov, Drejtori i Insitutit për Kërkime Strategjike në Rusi, ka folur për çështje të ndryshme që lidhen me të ardhmen e Ballkanit.

“Presioni i Perëndimit ndaj Serbisë do të shtohet gjithnjë ndërsa ne, bashkë me ju duhet të presim ndonjë befasi. Perëndimi nuk do të qetësohet për aq kohë sa Serbia nuk tregon së paku elementin më të vogël të pavarësisë. Nëse bëhen si Rumania, Bullgaria apo Shqipëria, do të ulet presioni. Sërbia do të ndahet, të cilët dëshirë kanë për qëllim ta realizojnë edhe në Rusi, por vetëm se ne jemi shumë më të mëdhenj, dhe e kanë problem ta arrijnë”, ka thënë ai.

“Ne mbrojmë interesat e popullit serb për aq sa ata vetë e mbrojnë. Nëse ata nuk e bëjnë këtë, nuk do ta bëjmë as ne. E dimë që Perëndimi nuk është objektiv ndaj Serbisë, nuk është as ndaj Rusisë. Qëllimi i tyre është i caktuar, ta nënçmojnë Serbinë dhe ta obligojnë të jetojë me ligjet e Perëndimit”, është shprehur Reshetnjikov.

I pyetur nëse ka mundësi të marrë kartonin e BE-së duke negociuar me Kosovën në Bruksel, njëkohësisht pa humbur të drejtat mbi Kosovën ai është përgjigjur se një gjë e tillë është e pamundshme.

Kjo është e pamundshme. Perëndimi ka sjellë një vendim të prerë, ka krijuar një pseudo-shtet dhe nuk ka arsye për ta ndryshuar këtë qëndrim, ndërsa e gjithë kjo është bërë për ta dobësuar Serbinë. Duke rrezikuar pranimin e kësaj, Serbia do të merrte trenin që të çon në humnerë. Aspak nuk po e kuptoj ngarkesën që me çdo çmim të shkohet në BE, tash kur është në krizën e thellë. Nuk është kriza greke vetëm e Greqisë, ajo është krizë e madhe për BE-në. Nuk kuptoj çka po kërkojnë maqedonët dhe serbët duke hyrë në BE? Që i njëjti termet nesër të ndodhë edhe te ju”, ka ahtuar ai

A do ta zhbllokojnë aleatët e Kosovës hyrjen në OKB?

Eksperti rus: Harta e Ballkanit do të ndryshojë, kështu do të veprojë Rusia