Edi Rama ia bën “8 me 2 ” Gjithë europës,Ia kërkon në mes të Berlinit Kancelarit Gjerman heqjen e vizave për Kosovën !!

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka kërkuar heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës duke thënë se tashmë janë përmbushur të gjitha kriteret për një gjë të tillë. Ai në një konferencë për media së bashku me kancelarin gjerman Olaf Scholz në Berlin, tha se shpreson që shteti gjerman të ndikojë në heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

“Unë shpresoj që Gjermania përveç se të bëjë pjesën e saj për sa i përket përmbushjes së procesit dhe pranimit nga i gjithë Këshilli Evropian njëzëri të uljes në tryezë për negociata me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të përmbushë në nivelin e BE-së edhe liberalizmin e vizave për Kosovën. Është një proces i merituar për shumë vite, por i bllokuar dhe shpresoj të çlirohet”, tha Rama. Ndryshe, Kosova është vendi i vetëm në rajon që ende nuk e gëzon të drejtën e lëvizjes së lirë në vendet e BE-së.

“Gjermania angazhohet për negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut’. Këtë premtim e dha kancelari gjerman Olaf Scholz në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama sot në Berlin. Ai tha se Shqipëria ka bërë hapa para në sundimin e ligjit të drejtat e njeriut dhe kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

s. Na bën të qartë dhe në mënyrë të dhimbshme që arritjet evropiane nuk janë të vetëkuptueshme ne duhet të angazhohemi çdo ditë nga e para. Gjermania angazhohet me këmbëngulje për negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo ka rëndësi vendimtare për rajonin dhe Evropën. Shqipëria merr përgjegjësi konstruktive si anëtare jo e përhershme e OBB-së, NATO-s, OSBE dhe shumë forumeve ndërkombëtare”, tha Scholz.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *