Dokumenti/ Banka Botërore Planifikoi Testet E Covid-19 Që Në Vitin 2018
Teksa pandemia Covid-19 numëron zyrtarisht mbi 884 mijë viktima në mbarë globin e mbi 27 milionë persona të prekur, ajo e kishte pikënisjen në Wuhan, kryeqendrën e provincës Hubei në fund të vitit 2019. Në muajt nëntor-dhjetor, në Kinë filluan të shfaqeshin zyrtarisht rastet e para ndërsa pamjet e personave që rrëzoheshin befas në tokë duke ecur në rrugë bënë xhiron e botës. Në faqen zyrtare të Bankës Botërore është zbuluar një dokument që tregon se ky institucion financiar kishte parashikuar pajisje për testimin dhe diagnostifikimin e Covid-19 që në vitin 2018, të paktën një vit para shfaqjes së pandemisë në Kinë.




Është e çuditshme ekzistenca e një dokumenti të tillë, kur dihet se rastet e para me Covid-19 u zbuluan në Kinë një vit më vonë, ekzaktësisht në nëntor-dhjetor 2019. Në dokument janë të gjitha shtetet e tarifat përkatëse për instrumentet dhe aparatet e testit diagnostik COVID-19 mes të cilave nuk mungon edhe Shqipëria. Fakti është bërë publik fillimisht nga britaniku Davic Icke, i cili thekson se pas denoncimit llogaria e tij në Twitter është e pezulluar prej një jave. Çfarë shkruhet në ndarjen për Shqipërinë Tarifat e aplikuara për importet e instrumenteve dhe aparateve të Testit Diagnostik COVID-19 nga Shqipëria sipas vendeve




Viti: 2018 Informacione shtesë mbi produktin: Covid-19 kite testi e diagnostifikimi, aparate të përdorura në testimin diagnostifikues Kategoria: Paketat e testeve COVID-19 / Instrumentet, aparatet e përdorura në testimin diagnostifikues Tabela më poshtë ka të dhëna nga TRAJNAT UNCTAD për tarifën e kombit më të favorizuar (MFN) dhe tarifën e aplikuar të zbatuar nga Shipëria për importet e instrumenteve dhe aparateve të testit diagnostik COVID-19 nga vende të ndryshme. MFN dhe Tarifa e Aplikuar janë dhënë për të dy mallrat e tregtuara dhe ato të patregtuara.
Burimi: http://gazeta.lajmet.live/dokumenti-banka-boterore-planifikoi-testet-e-covid-19-qe-ne-vitin-2018/