Ditea ka një mendim për marrëdhënien e Sarë me PM. Ja si na befasoi ajo me përgjigjen e saj!

 

See the source image

Në emisionin “Pardon My French” me Jonida Aliçkollin dhe Elona Duron, këtë episod ishin të ftuara dy motra shumë simpatike dhe të pëlqyera nga publiku për thjeshtësinë e tyre, Sarah dhe Ditea Berisha.

Dy bukuroshet nuk janë shfaqur shpesh në intervista ndaj dhe interesi për to është mjaft i madh. Mirëpo, padyshim për Sarën ka një tjetër vëmendje pas daljes nga ‘BBV’ dhe sidomos mbi marrëdhënien e saj me Dj PM, një banor të shtëpisë me të cilin krijoi lidhje dashurie.

E pyetur se si po shkon lidhja në distancë dhe për çfarë zihen më shpesh, blogerja nuk na e kurseu një përgjigje.

“Marrëdhënia jonë kam përshtypjen është si çdo marrëdhënie tjetër. E kam thënë dhe më parë kemi luhatje, zihemi për gjëra të ndryshme. Për shembull kur P nuk i pëlqen shumë diçka që vesh thotë po sikur të vishesh kështu. Unë i them jo kështu do vishem, ja marr gjënë për mbrapsht. Shkuam te koncerti Malumës, më tha vish një ‘hoodie’, jo i thashë dua të dal me bark jashtë, dua të bëj sipas kokës time. Po rrimë më shumë në Tiranë. Mbase më shumë e lodhshme është për atë se i kanë qëlluar datat e koncerteve më shpesh në Shqipëri”- u përgjigj Sarah.

E si ndihet Ditea për marrëdhënien mes Sarës dhe PM? Po vetë bukuroshja a është në një lidhje?

“Jam shumë e lumtur për Sarën dhe ndihem mirë kur ajo është e lumtur. Unë nuk ndërhyj në marrëdhënie, mund të jap një këshillë, por çdokush bën vetë çfarë të dojë. Unë për momentin destinacionin e kam vet në Tiranë”- tha Ditea.

Ditea ka një mendim për marrëdhënien e Sarë me PM. Ja si na befasoi ajo me përgjigjen e saj! – Hena.al | Lajmi i Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *