CIA zbardh planin rus: Putini do e merrte Kievin për dy ditë, por ja çfarë ndodhi


Plani i presidentit rus, Vladimir Putin ishte marrja e kryeqytetit të Ukrainës Kiev brenda vetëm dy ditësh. Tani që gjërat nuk shkuan aspak sic i mendonte ai, duhet të jetë shumë i zemëruar tha shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës , Ëilliam Burns, në një seancë para Kongresit amerikan.

Në këto kushte, sipas kreut të CIA-s, shefi i Kremlinit mund të shtojë përpjekjet për të gjunjëzuar ushtrinë ukrainase, pavarësisht sesa vik tima bëhen mes civilëve. Putin e ka përfshirë veten në një kombinim shpërthyes “ankesash dhe ambicjesh”, tha Burns.

Ndërkohë, Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare Avril Haines pohoi në një seancë dëgjimore të Kongresit se inteligjenca amerikane vlerëson që presidenti rus, me shumë gjasë nuk ka ndërmend të frenohet nga pengesat që po has ushtria e tij në Ukraine, por mund të dyfishojë përpjekjet dhe fushatën e vet për ta mbajtur vendin fqinj larg anëtarësimit në NATO.

CIA ndërkohë del më shifra të tjera nga ato që japin zyrtarët ukrainas për humbjet në radhët e ushtrisë ruse. Sipas saj, në Ukrainë janë vr arë 2000-4000 tru pa ruse dhe jo 12 mijë sic thonë autoritetet në Kiev. Ukraina pretendon gjithashtu se ka shkat ërruar 48 avionë dhe 80 hel ikopterë rusë, 303 ta nke, mbi 1000 mjete të rënda ush tarake, 60 depozita nafte, 56 rak etahedhëse dhe pajisje të tjera.

CIA zbardh planin rus: Putini do e merrte Kievin për dy ditë, por ja çfarë ndodhi

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *