Mbrëmjen e djeshme kryeministri Rama shtroi një iftar për besimtarët që agjërojnë përgjatë muajit të Ramazanit.
Mes besimtarëve të pranishëm ishte edhe aktorja e humorit Arjola Demiri, e cila ka shpërndarë foto në llogarinë e saj në Instagram.
Ndër fotot që ka ndarë me ndjekësit e saj, ish-banorja e BBV publikoi edhe një foto me kryeministrin Rama.
“Me një artist të përjetshëm. Kryeministri më i mirë”- shkruan Arjola krahas fotos me kryeministrin.
Kujtojmë se Arjola Demiri ka shprehur më herët ambicien për t’u bërë deputete pas përfshirjes së saj në politikë, si mbështetëse e Partisë Socialiste. Një vit më parë u tha se ajo do të kandidonte edhe për deputete për llogari të PS.
Çfarë po planifikojnë? Arjola Demiri shfaqet në krah të kryeministrit, aktorja surprizon me atë që thotë për Ramën(FOTO) (shqiperiaime.com.al)