Çfarë po ‘bluan’ Vuçiç? Serbia kërkon të blejë avionë luftarakë!

Çfarë po ‘bluan’ Vuçiç? Serbia kërkon të blejë avionë luftarakë!

Serbia po diskuton të blejë 12 avionë ushtarakë Rafale prodhuesit Dassault Aviation të Francës. Sipas mediave, rizgjedhja e fundit e presidentit serb Aleksandar Vuçiç duhet ta lehtësojë këtë operacion.

Megjithatë, La Tribune shton se një kontratë është ende larg përfundimit dhe nënshkrimit.

I kontaktuar nga agjencia Agefi-Doë Jones, një zëdhënës i Dassault Aviation nuk ishte menjëherë i disponueshëm për të komentuar mbi këtë informacion.

Pasi Kroacia bleu nga Franca 12 avionë të përdorur Rafale në nëntor 2021, Vuçiç la të kuptohet se edhe Serbia mund të vendosë të blejë avionë të tillë.

“Rafale është një aeroplan i jashtëzakonshëm, do të doja nëse mund të blinim të rinj,” tha Vuçiç.

Çfarë po ‘bluan’ Vuçiç? Serbia kërkon të blejë avionë luftarakë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *