Biden i mëshon Putinit: Ai është gënjeshtar, të përgatitemi për një luftë të gjatë

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, është duke qëndruar edhe sot në Poloni. Ai ka mbajtur një fjalim në kryeqytetin polak, Varshavë, ku u ka bërë thirrje ukrainasve që të bëhen gati një luftë të gjatë me Rusinë.

“Duhet të mbahemi, për një luftë të gjatë përpara nesh”, ka thënë Biden.

“Kjo betejë nuk do të fitohet për disa ditë e as muaj. Në këtë betejë, duhet të kemi mendje të kthjellët”, ka thënë presidenti amerikan.

Ai ka shprehur bindjen e tij që dënimet e shpejta të aplikuara mbi Rusinë, janë e vetmja mënyrë që do ta detyrojë shtetin rus që ta ndryshojë kursin e nisur, transmeton Gazeta Express.

Biden ka përmendur faktin se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është zgjedhur në mënyrë demokratike dhe se është me origjine hebreje.

“Ai është çifut, familja e babait të tij është fshirë nga toka nga holokausti nazist, ndërkohë Putin ka guximin – si të gjithë autokratët para tij – që ky pretendim do ta justifikojë atë”, ka thënë Biden.

Biden i mëshon Putinit: Ai është gënjeshtar, të përgatitemi për një luftë të gjatë – Kosova ime

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *