Bashkim Saiti dhe Beniada Nishani janë shfaqur së fundmi krah njëri-tjetrit. Ka qenë ish-konkurrenti i Për’puthen ai që ka publikuar në Instastory një video me modelen.
Ata shihen në ambientet e Top Channel ku duket se kanë qenë në një intervistë të përbashkët në “E diell”. E me atë rast, Bashkimi ka përfituar nga rasti të bëjë një video me Beniadën. “Shikoni me kë jam…O Beniadë ku po shkon? Njerëzit duan një foto me ty. Hajde ta bëjmë”-thotë ai në videon në fjalë.
Vlen të risjellim në vëmendje se Beniada është një nga ish-banoret më të dashura të këtij Big Brother VIP. Ajo arriti finalen e këtij formati krah Ilir Shaqiri, Donald Veshajt dhe Einxhel Shkirës, duke u renditur e katërta. Pas daljes nga reality-show modelja është angazhuar në televizion ku krah rolit si moderatore në emisionin “Procesi Sportiv” po sjell edhe një rubrikë të re në “E Diell” me Argjira Spancën.about:blank
Nga ana tjetër, Bashkimi u largua nga “Për’puthen” para disa muajsh. Ai doli me Alvisa Qarrin, por lidhja e tyre mori fund pak javë më vonë. Aktualisht Bashkimi ka zbuluar se është single dhe se po përpiqet të bëhet pjesë e televizionit.