Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Bekim Haxhiu është i bindur se tërheqja e 30 për qind e mjeteve nga trusti për qytetarët e Kosovës do të bëhet.
Këtë e ai e ka argumentuar bazuar në kërkesat e qytetarëve të Kosovës, të cilët vazhdimisht, sipas tij i shkruajnë për këtë çështje, por jo vetëm atij.
Me të njëjtën situatë, thotë Haxhiu po përballen edhe deputetet e pozitës dhe opozitës, e të cilëve votuesit, por edhe qytetarët e tjerë po i`u shkruajnë përfaqësuesve të tyre në Kuvendin e Kosovës, që ljeimi i tërheqjes së mjeteve prej 30 për qind nga Trusti, të votohet në Kuvendin e Kosovës
Bekim Haxhiu ka dhënë detaje për iniciativën e tij, se deri ku ka shkuar.
“Sot po presim një përgjigje nga Qeveria e Kosovës. Qeveria ka fat 30 ditë për të na dhënë një përgjigje dhe në rast se nuk ka ndonjë mendim nga Qeveria e Kosovës, atëherë pas 30 ditësh, mund të votohet ose të kaloi në Kuvend plotësim ndryshimi i ligji për trustin, që do t`i hapte rrugë tërheqjes së mjeteve nga ana e qytetarëve ”, ka thënë ai.
Aktualisht një qëndrim të betonuar për këtë çështje ka partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje që nuk përkrah idenë e tërheqjes së shumës prej 30 për qind nga fondi i kursimeve pensionale.