Avioni “i ditës së kiametit” i presidentit rus, Vladimir Putin, që i mundëson mbrojtje dhe siguri për ta vazhduar qeverisjen e Rusisë në rast të një luftë bërthamore, është parë duke fluturuar rreth Moskës ditëve të fundit, ka raportuarDaily Mail.
Një video e publikuar dëshmon se avioni “Ilyshin Il-80” ka bërë një parakalim të ulët në skajet e qytetit, mes tensioneve dhe frikës se ai do ta përshkallëzojë luftën në Ukrainë në një përballje atomike botërore, shkruan Gazeta Express.
Gjiganti pa dritare i kohës sovjetike, përveç kabinës së pilotit, që është i njohur edhe si “Kremlini Flturues”, nuk është parë në kremtimet për Ditën e Fitores që nga viti 2010.
Për ta shprehur gatishmërinë bërthamore të Rusisë, në këtë ditë do të shfaqen po ashtu edhe bartësit strategjikë të raketave “Tu-95MS” dhe “TU-160”.
Ministria ruse e Mbrojtjes ka konfirmuar se tetë avionë “MiG-29SMT” do të fluturojnë në formën e shkronjës “Z”, për të mbështetur pjesëmarrjen e ushtarëve rusë në operacionin special në Ukrainë. /GazetaExpress/