Austria e Gjermania e “Tërheqin” Kosovën për në Evropë


Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, zhvilloi të premten vizitë zyrtare në Kosovë. Me ceremoni shtetërore, mysafirin e priti kryeministri Albin Kurti. Kryeministri austriak tha se me këtë takim u vërtetua se lidhja Prishtinë-Vjenë po bëhet më e madhe e më strategjike.

“Folëm për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE. Është me rëndësi që Austria të jetë urë lidhëse. Me rëndësi është që këtu të përfshihet Gjermania edhe më tepër, pasi ajo është mike e Kosovës. Për Austrinë, Ballkani Perëndimor është pikë gjeostrategjike e rëndësishme dhe kemi lidhje historike me njëri-tjetrin. Me rëndësi është të jemi të lidhur edhe në të ardhmen. Për këtë Kosova nevojitet të jetë brenda BE-së”, tha ai

Kancelari tha se tani duhet trajtuar pasojat që do t’i sjellë lufta në Ukrainë, e cila është sulmuar nga Rusia. Këtu premtoi ndihmë për Kosovën, në përballjen me rritjen e çmimeve e të tjera.
Nikoqiri, që tha se në Kosovë vërehet mungesa e vajit e jo e ndonjë artikulli tjetër, akuzoi presidentin rus, Vladimir Putin, se po do të provokojë tensione në perëndim të Ballkanit, ku e ka një aleate të madhe, Serbinë, fqinjin verior të Kosovës. “160 kilometra nga këtu në Nish të Serbisë është ‘Qendra e quajtur humanitare ruse’, e cila në fakt është një baze e spiunëve”, tha Kurti. Mysafiri bëri thirrje që raportet Prishtinë-Beograd të zgjidhen, derisa kërkoi që më 3 prill serbëve të Kosovës, shteti t’ua mundësojë votimin në zgjedhjet e Serbisë, më 3 prill.

“Ne po shohim probleme, të cilat duhet t’i zgjidhim. Ka institucione evropiane siç është OSBE-ja. Kryeministri tha që ne duhet të bëjmë çka është e mundur që dikush mos ta ketë të lehtë të shkatërrojë diçka që është ndërtuar. Një Kosovë e suksesshme me perspektivë të mirë, ku Austria është ndërmjetësues në këtë proces. Edhe kur nisi lufta në Ukrainë, unë kam thënë se ne tani duhet ta respektojmë shumë më shumë OSBE-në”. Kurti kujton se janë duke e lypur një model për zgjedhjet serbe dhe se nuk pret tensione në raport me këtë.

Austria e Gjermania e “Tërheqin” Kosovën për në Evropë – My Blog (lajme.icu)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *